Protesta e opozitës, reagon Meta: Ishte madhështore, qytetarët rikthyen shpresën

8 months ago 15

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas protestës së sotme të opzitës. Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se sot ishte një protestë madhështore.

“Protesta madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor!

Lexo edhe :

Related Posts

Nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë dhe të bashkuar, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë!”, shkruan Meta.

Meta nuk ishte në këtë protestë, për arsye se ndodhej në një konferencë në Egjipt, por përfaqësues të Partisë së Lirisë ishin të pranishëm. /vizionplus.tv

Read Entire Article