Deputeti i opozitës, Dashnor Sula është shprehur i frymëzuar dhe mahnitur nga niveli i pjesëmarrjes qytetare në protestën e opozitës.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Sula shkruan se sot populli opozitar i dha një mesazh të qartë arrogancës së pushtetit dhe të gjithë atyre skeptikëve që mendojnë se shpresa opozitare ka vdekur.
“Madhështore protesta e popullit opozitar!
Ndihem i mahnitur dhe i frymëzuar nga pjesëmarrja e lartë e qytetarëve në protestën e pasditës së sotme.
-Opozita, populli opozitar i dha një mesazh të qartë arrogancës së pushtetit dhe të gjithë atyre skeptikëve se ka vdekur shpresa opozitare.
Opozita është e bashkuar dhe në këmbë për ti prirë zemërimit te popullit të shtypur nga kjo mazhorancë dhe për ti dhënë atyre alternativën më të mirë.
Rinia është aty. E ardhmja është aty dhe sot ishte më e dukshme se kurrë”- shkruan Sula.
Top Channel