Pullat fiskale i kalojnë shtetit, ende asnjë vendim nëse do të ulet kostoja e tyre shumë e lartë

1 month ago 21
Reklamë

Pas pasaportave, një tjetër koncesion po mbyllet. Bëhet fjalë për koncesionin e prodhimit dhe operimit të pullave fiskale, i cili ka nisur të menaxhohet nga privati nga viti 2011.

“Koncesioni mbyllet në 31 dhjetor 2024. Nga janari 2025 ky shërbim do të ofrohet nga shtetit. Më saktë do të jetë “Shtypshkronja e letrave me vlerë”, e cila edhe më herët e ka patur këtë shërbim”, deklaroi ministri i Financave Ervin Mete gjatë diskutimit të ndryshimeve ligjore në komision parlamentar.

Por ndryshimet ligjore që po diskutohen nuk parashikojnë asnjë rishikim tarife. Aktualisht, kostoja e pullave fiskale që ofron subjekti privati tejkalon disa here tarifat mesatare në rajon e me gjerë. Këtë fakt e përforcoi edhe ministri në komision.

“Ka qenë një  koncesion i kushtetueshëm me tarifa të larta në raport me vendet e rajonit. Ne do të bëjmë një analizë të thelluar dhe në të ardhmen do të duhet të që këto kosto të ulen”, tha Mete.

Konkretisht, në Shqipëri paguhet 22 euro për 1000 copë cigare,  në Kosovë paguhet 2 euro, ndërsa në vendet europiane 3 euro. Pulla fiskale vendoset ndaj disa produkteve, siç janë duhani, vera, birra, kafeja kur ato hidhen për konsum, me qëllim shmangien e kontrabandës.

Por ministri i Financave paralajmëroi se dhe një tjetër koncesion do të mbyllet.

“Ne do të japim më shumë sqarime në një moment të dytë, por edhe koncesioni i markimit të karburanteve është drejt përfundimit. Edhe ky shërbim pritet të menaxhohet nga shtetit”, tha ministri në komision.

Përfundimi i disa koncesioneve dhe kalimi i shërbimeve nga privati te shteti, nëse nuk shoqërohet më rishikim të kostove për bizneset apo qytetarët, nuk është gjë tjetër vetëm kalimi i një monopoli nga një dorë në tjetrën.  /vizionplus.tv

Read Entire Article