Puro kontrabandë, arrestohet 32-vjeçari, nën hetim gjashtë të tjerë

8 months ago 27
Reklamë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë, nën dyshimin se tregtonte cigare puro kontrabandë.

Policia ka sekuestruar 650 puro, të cilat shiteshin me çmim shumë të lartë, në krahasim me çmimin e tregut.

Në operacionin e koduar “Il Fumo” u vunë nën hetim edhe gjashtë persona të tjerë: shtetasit T. T., 26 vjeç, I. T., 36 vjeçe, M. P., 26 vjeç, T. D., E. K., 47 vjeç dhe K. K., 24 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas tregtonin në subjektet e tyre, cigare puro të dyshuara të kontrabanduara, për të cilat nuk dispononin fatura doganore dhe tatimore, si dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga shitja e këtyre cigareve, me çmim më të lartë se çmimi i referencës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 650 cigare puro, të dyshuara të kontrabanduara.

Top Channel

Read Entire Article