Qytetarja akuzon gjyqtarët se i kanë “grabitur” mbi 5 mijë metra tokë, avokatja e orienton për veprimet që duhet të marrë

8 months ago 29

Në Shqipëri, problemi i pronave vijon të jetë një nga çështjet më të nxehta që ka krijuar jo pak herë probleme brenda familjeve dhe që kanë përfunduar edhe në viktima.

Ligji 7501, është parë prej vitesh si ligji i vetëm që mund të kthejë pronën tek i zoti, por deri më sot, çështjet në Gjykatën e Lartë janë “sa një mal”.

Lexo edhe :

Related Posts

Avokatja Brunilda Lika në një intervistë për emisionin “7pa5” në Vizion Plus me Alma Çelaj dhe Syrjan Rahovën ka thënë se Shqipëria është e vonuar në këtë drejtim dhe se këto çështje duhet të ishin mbyllur shumë vite më parë.

Jemi të vonuar, duke qenë se marrim ligjin 7501, që ende janë ccështje konflikt pronësie në gjykata. Jemi të vonuar dhe një ccështje pronësie duhet të kishte marrë zgjidhje që nga vitet 2000, për të rregulluar të gjitha konfliktet e pronësisë. Por nuk janë mjaftuar as 33 vite. Më mirë vonë sesa kurrë, por nuk është asnjë herë vonë për ti dhënë zgjidhje”, tha avokatja.

Një qytetare, e cila telefonoi në emisionin “7pa5”, i kërkoi ndihmë avokates se çfarë rruge duhet të ndiqte për të fitusar një pronë të saj në Durrës, me mbi 5 mijë metra, për të cilën akuzon gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu se ja kanë dhënë padrejtësisht dikujt tjetër.

Prona është e regjistruar në hipotekë.  Në 2015 unë nuk e kam fituar gjyqin se ishim të varfër dhe gjyqtarët që e bënë këtë ngelën në vetting. Unë pronën nuk e kam është mbi 5 mijë metra në durrës dhe i ka kaluar shtetit dhe e ka marrë ai që ka godinat. Si ta rifitoj e ku të drejtohem”, tha qytetarja.

Avokatja e orientoi qytetaren se në këtë rast, duhet të bëjë një kallëzim penal.

Ju duhet të bëni kallëzim penal për personat që ja u kanë marrë me të padrejtë”, tha avokatja./vizionplus.tv

Read Entire Article