Rama mbledh Kreysinë e PS-së, në fokus organizimi i partisë

7 months ago 28
Reklamë

Ditën e sotme në selinë rozë është mbledhur Kryesia e Partisë Socialiste. I pranishëm në mbledhje është edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.

Gjithashtu në takim kanë marrë pjesë drejtuesit e qarqeve, ndërsa në fokus të diskutimeve është organizimi i partisë.

Rama ka kërkuar të dijë se si po shkojnë takimet e nisura në bazë nga drejtuesit politikë. Po ashtu, është raportuar për ecurinë e zgjedhjeve për drejtuesit e rinj të oganizatave të partisë.

Synohet zgjedhja e kryetarëve të rinj të organizatave për t’i dhënë impulse të reja partisë në bazë.

Për kryetarët aktual të organizatave do të analizohet rezultati në zgjedhjet e shkuara. Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të rinj duhet të përfundojë deri në muajin mars./vizionplus.tv

Read Entire Article