Reshje dëbore në Korçë-Voskopojë dhe në Zëmblak, qarkullimi vazhdon normalisht

8 months ago 37
Reklamë

Kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar edhe në Korçë-Voskopojë dhe në Zëmblak-Dogana Goricë.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

Ndërkohë, qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.

ARSH bën thirrje për drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në këto segmente me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Top Channel

Read Entire Article