Vizita e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Tiranë është organizuar nën masa të rrepta sigurie.
Mbi 1600 efektivë policie janë në terren, mes tyre edhe forcat e RENEA-s dhe Forca Kombëtare e Sigurisë. Ata u janë bashkëngjitur forcave të sigurisë ukrainase që janë në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e të gjithë takimit dhe samitin. Mësohet se mes autoriteteve të sigurisë ka pasur komunikime të mëparshme për masat e sigurisë.
Ndërkohë ka dhe snjaperistë lart mbi godinat e institucioneve.
Zelensky ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza’ në Tiranë me një avion Airbas A 310 mbrëmjen e djeshme, ku u prit nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani.
Zelensky është pritur dhe shoqëruar nga Rinasi për në Tiranë nga një super eskortë me dhjetëra makina policie, numri i saktë i tyre nuk tregohet për çështje sigurie./vizionplus.tv