Rritja e pagave për bashkitë, Mazniku shpjegon skemën e re, pritet riorganizim

2 months ago 31
Reklamë

Qeveria ka njoftuar se do të ketë rritje page për administratën në muajin korrik, por pushteti lokal duket se nuk do të përfitojë në të njëjtën kohë. Arbian Mazniku sqaron në emisionin “E-ZONE”  se skema që do të aplikohet është gati dhe pritet të marrë vulën nga qeveria gjatë këtij muaji, por më pas janë këshillat bashkiakë që do të përcaktojnë nivelet e pagave të tyre. Por kush do të përfitojë rritje page?

“Të gjitha ata që kanë statusin e nëpunësit civil që në njësitë vendore ne mendojmë se janë 8.500-9.000 persona do të kenë një përafrim të pagave, për të njëjtin pozicion pune pavarësisht se në cilën bashki punojnë. Të gjithë ata me status do t’i njehsohet paga. Ndërsa rritje do të kenë edhe stafet politike, që ne mendojmë se janë vetëm 1.000 individë. Skema e propozuar përfshin edhe rritjen e pagave për kryetarët e 61 bashkive”,  sqaroi Mazniku.

Skema e propozuar nga ministria e linjës parashikon që paga e një specialisti deri në 90 mijë lekë maksimalja, ndërsa një përgjegjës sektori në 115 mijë.  A do munden bashkitë të miratojnë tavanet e propozuara?

“Një pjesë të mirë të kostos dhe faturës financiare do ta mbështesë qeveria. Ndërsa një përqindje që do të miratohet se sa do të jetë do ta kenë vet bashkitë. Cilado bashki që i ka mundësitë financiare, do t’i rrisë vet pagat në maksimumet e prezantuara në skemë. Ata që nuk i kanë mundësitë do të qëndrojnë në kufijtë minimale që ne do të miratojmë”, sqaroi Mazniku në “E-ZONE”. 

Por projekti i ristrukturimit të 61 bashkive, pjesë e të cilit është edhe reforma e pagave për punonjësit vendor, ka shtuar ethet mes tyre për shkurtim të mundshëm të vendeve të punës.

“Nuk jemi duke biseduar për shkurtime punonjësit në mënyrë specifike në këtë moment. Kjo është një çështje e autoritetit të bashkive. Çfarë po diskutojmë aktualisht është ristrukturimi se si duhet të ndahen funksionet brenda bashkive. Kemi parë ogranigramën në 61 bashki dhe kemi gjetur mbivendosje funksionesh”, tha Mazniku në Vizion Plus.

Por një gjë është e sigurt, projekti i riorganizimit të bashkive do të shoqërohet me ndryshime funksionesh, që nënkupton ulje-ngritje në detyrë. /vizionplus.tv

Read Entire Article