“Ryanair” me 6 destinacione të reja, këtë vit trafiku ajror i kompanisë rritet në 3 milionë pasagjerë

7 months ago 17
Reklamë

Aeroporti ndërkombëtarë “Nënë Tereza” do të lidhet këtë vit edhe me 6 destinacione të reja. Kompania ajrore “Ryanair” njoftoi se do të nisë fluturimet direkte me Barin, Birmingam, Bristol, Budapest, Marseille dhe Vjenën. Me këto fluturime të reja, kompania arrin në 22 destinacione të total nga aeroporti i Tiranës. Por shtimi i fluturimeve nuk është ambicia e vetme e drejtuesve të kompanisë.

“Këto destinacione të reja dhe çmimet e ulëta që formojmë  do të rrisin  trafikun ajror të “Ryanair” në 3 milion pasagjerë në 2024. Dua të falënderoj partnerët tanë. Teksa “Kastrati Grup” zgjerohet ne do të vijojmë të gjerohemi gjithashtu. Njëkohësisht me kemi plane ambicioze. Kemi dëshirë të hapim bazë të “RyanAir” këtu në Tiranë, që do të hapë shumë vende pune për shqiptarët, – tha CEO i kompanisë, Michael O’Leary.

Çmimi i biletave për këto destinacione nis nga 19 euro, duke siguruar se kjo kompani do të jetë një kontributit më shumë në nxitjen e turizmit në vend. Për drejtuesit e aeroportit  2024 do të jetë një vit me fluks të lartë fluturimesh, ndaj dhe po merren masa për përballimin e tyre.

“E mbyllëm 2023 me 7.2 milion pasagjerë, që ishte më shumë se 120 % se viti i kaluar. Këtë vit do të ketë rritje të vazhdueshme dhe presim 9 milion pasagjerë në mbyllje të vitit. Ne po zgjerohemi vazhdimit me mbështetjen e partnerëve tanë, duke rritur kapacitet e aeroportit”, – tha Piervittorio Farabi nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Në vitin që lamë pas Tirana u lidh me 113 destinacione europiane dhe jo vetëm, duke dëshmuar rolin kyç që ka aeroporti në rritjen e pasagjerëve dhe turizmit në tërësi. /vizionplus.tv

Read Entire Article