Në selinë e BERZH-it në Londër u mbajt këtë të hënë Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor për vititn 2024.
Pjesë e këtij aktiviteti u bënë gjashtë lidera të rajonit, mes të cilëve tre kryeministra shqiptarë. Edi Rama, Albin Kurti dhe Talat Xhaferi sollën sugjerimet e tyre për nxitjen e investimeve të reja si dhe për bashkëpunimet në projektet rajonale dhe ndërkufitare.
Rama në fjalën e mbajtur online tha se Shqipëria ka ndryshuar shumë, ndërsa paraqiti si shembull të këtij suksesi arritjen e 10 milionë turistëve vitin e kaluar. Ai theksoi gjithashtu se borxhi publik në vend për herë të parë ka shkuar nën 60%.
“Shqipëria ka ndryshuar shumë, nga një vend i stigmatizuar si një vend i jo sigurtë në një vend që vitin e kaluar arriti 10 milionë turistë. Sot kemi diversifikuar burimet energjetike. Çmimi i energjisë elektrike nuk ndryshoi edhe në kohën e krizës ndërsa borxhi ynë publik ka shkuar në një nivel historik, nën 60%”- tha Rama.
Ky është samiti i gjashtë i këtij lloji që BERZH zhvillon. Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar për BERZH-in, që mbetet një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në vendet e rajonit, me më shumë se 18 miliardë euro të investuara deri më sot.
Top Channel