Kryeministri Edi Rama ka reaguar për samitin Ukrainë-Europa Juglindore. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shpreh krenarinë për vendin tonë që mikpret këtë ngjarje.
“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë për Shqipërinë, që sot mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Presidenti ukrainas mbërriti mbrëmjen e djeshme në Tiranë dhe u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani.
Samiti i sotëm do të mbledhë disa liderë të rajonit dhe të Europës që nga presidentja e Kosovës e deri te kryeministri korat. /vizionplus.tv