Sejko: Kemi një plan për kursin e këmbimit, në Shqipëri do të përdorim lekun edhe disa vite pasi të kemi hyrë në BE

1 month ago 40
Reklamë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka raportuar ditën e sotme para Komisionit për Çështjet Europiane.

I pyetur se çarë po ndodh me tregun valutor, sidomos me këmbimin e euros, Sejko theksoi se BSH ka një plan për të rritur transaksionet në lekë, pasi kështu nxitet edhe ekonomia.

Sipas tij edhe pasi Shqipëria të bëhet anëtare në vitin 2030, sërish vendi ynë nuk do të jetë pjesë e Eurozonës.

Guvernatori i BSH deklaroi se duhen dhe disa vite të tjera, që Shqipëria të jetë pjesë e vendeve që përdorin euron.

Lidhur me kursin e këmbimit, ne kemi një plan. Gjerat janë tepër komplekse dhe zhvillimi në një drejtim ka anën pozitive, por edhe atë negative. Masat për rritjen e fluksit të transaksioneve në euro bien ndesh me luftën kundër teorizimit që ne kemi. Në duam të rrisim përdorimin e transaksioneve në lekë, në mënyrë që përdorimi i lekut të rrisë rolin e politikës monetare. Duam të rrisim përdorimin e lekut, për të nxitur ekonominë, për të rritur konsumin, investimin dhe kreditimin. Këto që po flasim sot, këto sisteme si SEPA, IPS euro dhe instant payment stimulojnë përdorimin e euros, ndërkohë që ne kemi një politikë tjetër. Në një kohë të afërt shpresojmë, synimi është 2030 që ne të pranohemi në BE, por sigurisht që Shqipëria nuk do jetë në euro në 2030, kjo është e sigurt, sepse në lidhjen me standardin ekonomik do të duhen edhe disa vite  të tjera që ne të jemi gati për në eurozonë, sic ndodhi me Kroacinë që hyri në euro pas ishte anëtare e BE. Kur ne të hyjmë në euro, nuk do të kemi më politike monetare”, tha Sejko.

Read Entire Article