Sherri për një vend parkimi, zbardhen detaje nga vrasja e dyfishtë në Tetovë! Viktimat babë e bir, arrestohet autori

8 months ago 46
Reklamë

Një 60-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e dy personave në Çellopek të Bërvenicës, rajoni i Tetovës.

Sipas informacioneve të para, shkak për vrasjen e dyfishtë dhe plagosjen e një tjetri, anëtarë të familjes së njëjtë ka qenë vendparkimi përpara shtëpisë së autorit.

60-vjeçari me inicialet I.I. ka lënë të vrarë babë e bir 52 dhe 28-vjeç. Nga gjuajtjet me armë zjarri dyshohet të jetë plagosur edhe vet autori.

“Për momentin, rruga tek lagjja që shpie tek shtëpia ku u krye edhe vrasja, rezulton e bllokuar ndërsa për hetim ka dalë si sektori i punëve të brendshme po ashtu edhe prokurori kujdestar i prokurorisë së Tetovës. Priten informata më të detajuara ndërsa arsyet apo motivet e vrasjes ende qartazi nuk dihen. Sipas disa dëshmitarëve okular flitet që arsyeja e vrasjes ka qenë bllokimi i rrugës për hyrje në shtëpi me makinë, nga kushëriri i cili dyshohet se është dorasi”.

Dy të plagosurit të shoqëruar nga policia fillimisht u dërguan në spitalin klinik të Tetovës, por pas rëndimit të gjendjes së tyre shëndetësore u transportuan në Shkup. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se policia po punon për zbardhjen e rastit.

Për momentin punojnë kolegët në zbardhjen e këtij rasti. Bëhet fjalë për mosmarrëveshje për çështje pronësore në familje. Këto janë informatat e para që na dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti do të zbardhjet i tërë rasti dhe do kemi informacione të detajuara”, deklaroi Oliver Spasovski ministër i Punëve të Brendshme.

Hetimet në terren vazhdojnë ende, ndërsa informacionet e plota për vrasjen e dyfishtë që tronditi Çellopekun e Bërvenicës do të dihen gjatë ditës së nesërme.

Top Channel

Read Entire Article