SHIFRAT/ Ndërtimi, motori që shtyn ekonominë përpara, tkurret bujqësia, si ndikoi kursi i këmbimit 

1 month ago 24
Reklamë

INSTAT ka nxjerrë sëfundmi treguesit mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë për tremujorin e parë të vitit 2024, i cili raportohet të jetë rritur me 3.67 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

Sipas INSTAT, ashtu si edhe në tremujorët e mëparshëm, ndikimin më të madh në rritjen e PPB-së e ka ndërtimi, i cili ka kontribuar me 1.2 për qind, ndërsa në vend të dytë renditet treguesi “Administrimi publik, arsimi, shëndetësia” që raportohet të ketë një kontribut rreth 1 për qind në zgjerimin e PBB-së.

Shqetësuese janë të dhënat sa i përket bujqësisë dhe peshkimit, sektor të cilin INSTAT e raporton me tkurrje gjatë tremujorit të parë të vitit 2024 bashkë me industrinë nxjerrëse. 

Sektori i bujqësisë dhe peshkimit rezulton të jetë tkurrur me 0,30 për qind gjatë tremujorit të parë të këtij viti. 

Forcimi i lekut kundrejt euros ka ndikuar ndërkohë edhe në rënien e eksporteve dhe rritjen e importeve, gjë që konfirmohet përmes treguesve të INSTAT. 

Gjatë tre muajve të parë të vitit, eksportet janë tkurrur me 10%, ndërkohë që importet u rriten me 7.6%. 

Read Entire Article