Shisnin “të bardhë” dhe kanabis në lagjet e Fierit, arrestohen 4 persona (EMRAT)

7 months ago 32
Reklamë

Policia e Fierit ka arrestuar katër persona, të cilët u kapën duke shitur kokainë dhe kananis në lagjet e qytetit të Fierit.

Në pranga, në kuadër të operacionit “Tempulli 2” kanë rënë Mirel Saliaj, Enri Zadrima, Fadil Shehu dhe Miklodjan Çuko.

Në cilësinë e provës materiale, policia u sekuestroi dhjetra doza me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë gati për shitje, 3 peshore elektronike dhe 4 celularë.

Si rezultat, në lagjen “Apollonia”, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit M. S., 33 vjeç, E. Z., 39 vjeç, F. Sh., 34 vjeç, dhe M. Ç., 41 vjeç, të katërt banues në Fier .

Gjatë kontrollit personal dhe më pas në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhjetra doza me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në qëndër të qytetit, në afërsi të lumit Gjanica.

Lënda narkotike, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Read Entire Article