Shkëlzen Berisha pyetet për Gërdecin: Politizim i tejskajshëm i çështjes, masa ndaj babait tim groteske

8 months ago 35
Reklamë

Shkëlzen Berisha djali i ish-kryeministrit Sali Berisha u thirr sot në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar për çështjen “Gërdeci”.

Ai qëndroi afro një orë në ambientet e Gjykatës,  ku u pyet për faksin që Aldo Bumçi i ka dërguar asokohe Fatmir Mediut me shënimin “për Shkëlzen Berishën”.

“Qoftë zotin Bumçi dhe zotin Mediu i kam miq dhe sot. Jam thirrur këtu vetëm një herë para një viti. Sikundër ju kam thënë, kam diskutuar për një çështje të tij personale. I kam takuar përpara se të mbanin funksione të tilla dhe vazhdoj t’i takoj. Bisedat janë biseda që bëhen me miq, me njerëz që i njeh”, “Unë nuk jam as gjykatës dhe as prokuror, politizimi i tejskajshëm i kësaj çështjeje nuk e ka ndihmuar të vërtetën.

Këtu janë thirrur 71 dëshmitarë që ndahen në 3 kategori. Unë jam i vetmi dëshmitar që nuk kam lidhje me asnjë kategori. Dëshmia ime nuk ka asnjë lidhje me akuzën e ngritur. Unë e konsideroj thirrjen time në këtë proces, duke qenë se nuk kam asnjëlloj informacioni, e konsideroj teatër politik. Në mëngjes niset djali dhe në drekë gjykohet babai”, deklaroi Shkwlzen Berisha.

Ndërsa kërkesën e SPAK për të vendosur në arrest shtëpie babanë e tij Sali Berisha ai konsideroi groteske.

“Ky vendim është grotesk. Më jepni një vend jo në Europë që quhet vend i lirë, ku kryetari mbahet në arrest shtëpie pa të drejtë komunikimi ndërkohë që nuk ka akuzë. Qëllimi politik këtu është i qartë, përdorimi politik i prokurorisë është i turpshëm. Por masat e sigurisë në mungesë akuze, ndaj një lideri opozite, është groteske”, tha Berisha.

Ndërkohë menjëherë pas deklaratës së Shkelzën Berishës, për mediat foli edhe  ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu.

“Më lejoni të deklaroj se ky proces gjyqësor në mënyrën se si po e zhvillon Prokuroria duke thirrur dëshmitarë, për procesin e demontimit dhe zbatimin e tyre po e kthejnë këtë proces në një proces krejt alogjik. Është një lojë mediatike që nuk i shërben të vërtetës. U duk qartë dhe nga dëshmia e Shkëlzen Berishës se ai nuk ka lidhje me Fatmir Mediun. Asnjë marrëdhënie në raport me këtë proces. Këto janë insinuata të qëllimshme që janë ngritur dhe Prokuroria e di”, tha Mediu.

Shkëlzen Berisha refuzoi të paraqitet fillimisht në gjykatë në  seancën e 14 dhjetorit, për tu përgjigjur vetëm këtë të mërkurë. Seanca e radhës për procesin Gërdeci do të mbahet në datën 10 janar./vizionplus.tv

Read Entire Article