Shkëmbi bie mbi shtëpi, zë poshtë 25-vjeçarin në Përmet

7 months ago 30
Reklamë

Një masiv shkëmbi ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë një banesën e një 25-vjeçari në Përmet.

Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Çarçovë. Sipas policisë, 25-vjeçari ka mbetur i bllokuar në banesë dhe masa shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh. V.

Top Channel

Read Entire Article