Shkolla 9-vjeçare “Myrteza Sala” në Bilisht hap dyert për 420 nxënës dhe mësues, Rama publikon pamjet: Investim me standardet…

8 months ago 21

Shkolla 9-vjeçare “Myrteza Sala” në Bilisht është institucioni më i ri arsimor që ka hapur dyert për 420 nxënës.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, ka shpërndarë pamje nga ambientet e reja të shkollës.

Sipas Ramës, shkolla “Myrteza Sala” është një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, me standardet më të mira bashkëkohore për qindra nxënës dhe mësuesit e tyre.

“Mirëmëngjes, dhe me një tjetër shkollë të re, 9-vjeçarja “Myrteza Sala” në Bilisht, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që sot ka hapur dyert me standardet më të mira bashkëkohore për 420 nxënës dhe mësues, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

Top Channel

Read Entire Article