Shpërthimi i tregut të pronave, ka ende kërkesë apo kemi mbingopje?

2 months ago 37
Reklamë

Tregu i real estate ka njohur vetëm rritje në mënyrë të qëndrueshme vit pas vit, duke u kthyer në një pol të ri që bën bashkë dy sektorë të ekonomisë turizmin dhe ndërtimin. Vlerësohet se ky treg arin në 1.3 miliardë euro, ndërsa është dhe lokomotiva e investimeve të huaja. Vetëm në 2023 u investuan nga të huajt në këtë treg 325 mln euro. Por a është ky treg në zhvillim apo i mbingopur me ndërtime?

“Unë kam që në vitin 2009 që kam hapur zyrën që e dëgjojë këtë fjali. Por realiteti ka treguar se nuk ka kthim pas. Çmimet janë rritur, pronat kanë marrë vlerën e tyre. Pritshmëritë janë që do të rriten dhe më tej. Gjërat janë të lidhura zinxhir. Një turizëm i mirë prodhon punë edhe për hallka të tjera të ekonomisë. Për sa ka kohë ka kërkesë brenda dhe jashtë vendit, pikëpyetjet nuk janë të bazuara”, – tha Ilda Zaloshnja, përfaqësuese e një prej zyrave të real estate në Tiranë.

“Nëse kthehemi pas dhe shohin ndër vite, në 34 vite që funksionon ky treg nuk kemi parë asnjë krizë. I vetmi vit i krizës 2008, ky treg pësoi një rënie, por më pas ai është rritur më mënyrë të qëndrueshme. Të gjithë ata që presin krizë në këtë sektor, e kanë pritur në 2010, në 2020 apo dhe  pas 2020, thjesht i them që keni humbur shansin e blerjes së një prone me çmime favorizuese”, – deklaroi Arber Brahaj, përfaqësues i një prej zyrave të real estate në Tiranë gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE”.

Por pse të gjithë po investojnë në zonat bregdetare?

“Mendoj se kemi hyrë në një dekadë të artë të turizmit. Kush ka patur mundësi i ka blerë shtëpitë e dyta. Tashmë jemi në fazën që po blejnë të huajt për të investuar dhe për t’i lenë ato me qira. Zhvillimet në zonat urbane sidomos në zonat turistike kanë dalë përtej parashikimeve tona”, – deklaroi Alban Dermirxhiu.

Durrësi, Vlora dhe Saranda janë tre qytetet ku të huajt po shfaqin interes për blerje apartamentesh dhe vilash. Ndërsa janë italianët, polakët, ukrainasit dhe spanjollët ata që po blejnë në Shqipëri./vizionplus.tv/

Read Entire Article