Shqipëria vendi ku mbeten vetëm pleqtë, Vlora qarku më problematik

2 months ago 23
Reklamë

Ines Nurja, ish-drejtore e INSTAT, gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE” thotë se treguesi më shqetësues sipas saj që prodhoi censi 2023 është përbërja e popullsisë në qarqe. Ajo thotë se të dhënat tregojnë se në qarqe kanë mbetur vetëm pleqtë, me përjashtim të Tiranës.

“Unë kam bërë një ndarje me grupmosha në qarqet kryesore. Vetëm Tirana ka një rritje minimale me 9 mijë veta për 12 vjet.  Edhe vet qarqet kryesore si Elbasani, Durrësi apo Fieri kanë një rënie të popullsisë gati me 70 mijë veta. Të gjithë qarqet kanë rritje negative”, – tha Nurja në Vizion Plus.

Por rënia e popullsisë në qarqe ngre shqetësimin se banorët e mbetur janë kryesisht moshat mbi 50 vjeç.

“Shqetësuese është përbërja e moshës. Përveç Tiranës që është akoma e re, Vlora Korça, Fieri, Elbasani afërsisht 50% e popullsisë e kanë mbi 50 vjeç. Është vetëm Tirana që e mban moshën mesatare në 42.5 vite, pasi  po të mos ishte Tirana mosha do të ishte 50 vjeç. Vlora është qarku më problematik, ku rezulton se 49.8% e popullsisë është mbi 50 vjeç”, – u shpreh Nurja në “E-ZONE”.

Read Entire Article