Si është gjendja e shqiptarëve të dhunuar në Mal të Zi, mjeku i Shkodrës për TCH: Nuk kishin dëmtime neurologjike

8 months ago 29
Reklamë

Mjeku i spitalit të Shkodrës ka dhënë detaje për shqiptarët e dhunuar në Malin e Zi një ditë më parë.

“Rreth orës 6 të mëngjesit janë paraqitur në spitalin e Shkodrës dy pacientë të cilët referohet se janë dhunuar dje në Malin e Zi. Gjendja e tyre e përgjithshme dukej e mirë, janë evidentu traumat në kokë, në trup dhe pjesën e fytyrës. Sipas procedurave, nuk u rezultua me probleme, ata qëndruan për 2-3 orë dhe janë dërguar në shtëpi. Nuk kishin dëmtime neurologjike që tregojnë probleme të truri apo sistemit, pas ekzaminimeve, ata mund të shkonin në shtëpi, njëri ishte nga Rrogozhina dhe tjetri nga Hot i Ri. Të dy bënë skaner, ekzaminimet përkatëse, trauma në sy ka tramuatizimin e vet, por pa dëmtim, nuk rezultuan me dëmtime të thella, u dhanë mjekimet përkatëse“, tha ai.

Top Channel

Read Entire Article