Si paraqitet situata në Shkodër? Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes në…

7 months ago 34
Reklamë

Moti i keq me reshje të dendura bore në very të vendit ka detyruar instancat shtetërore të ndërhyjnë me qëllim parandalimin e aksidenteve në akset rrugore.

Policia e Shtetit njofton se deri në keto momente nuk ka akse rrugore të bllokuara në qarkun e Shkodrës. Kontraktorët jane në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës.

Ndërkaq, apelohet ndaj drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, si dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

“Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencen në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq me reshje dëbore.

Deri në keto momente nuk ka akse rrugore  të bllokuara në qarkun e Shkodrës. Kontraktorët jane në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që: Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e sherbimeve tona te Policisë Rrugore.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Top Channel

Read Entire Article