Si u dyfishuan pagat e punonjësve të Ujësjellësit në Tiranë?! Arrest me burg për dy punonjës, detyrim paraqitje për dy të tjerë

8 months ago 32
Reklamë

Një skemë korrupsioni në Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, përmes së cilës disa punonjës merrnin nga dy paga, u zbulua nga Prokuroria e Tiranës.

Hetimi filloi pasi shtetasi me iniciale S.Zh, specialist në Sektorin e Tatim Taksave në Drejtorinë Ekonomike të kësaj shoqërie, i ngarkuar me detyrën e përpilimit dhe dërgimin në Bankë të listëpagesave për pagat e punonjësve të kësaj shoqërie ka regjistruar nga dy herë emrat e katër punonjësve, përfshirë edhe veten.

Kështu, shtetasit me iniciale S.Zh, R.L, E.L dhe A.Xh, janë paguar dyfish nga prilli i vitit 2018 deri në korrik 2023, duke shkaktuar dëm në vlerën totale 21,679,805 lekë.

Bazuar në kërkesën e organit të akuzës me vendimin Nr. 3026, datë 23.12.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është vendosur caktimi i masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale, për shtetasit S.Zh dhe E.L, ndërsa për shtetasen: R.L dhe shtetasin A.Xh, caktimi i masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.

Top Channel

Read Entire Article