Sidrit Bejleri në “Këngë Moj”, spektakli i muzikës mbyll sezonin me artistin Shkodran

7 months ago 32

Nga Tea Sadiku

Prej më shumë se pesë muajsh spektakli më i ndjekur muzikor ka pritur në skenë dhjetëra artistë nga të gjitha trevat shqiptare. Përçimi i muzikës së zgjedhur popullore dhe qytetare ka qenë misioni i “Këngë moj” në këtë sezon të tretë, të cilin ka zgjedhur ta mbyllë me këngëtarin shkodran Sidrit Bejleri”

Mbrëmja nisi e përfundoi nën tingujt e muzikës shkodrane, nota të cilat e vënë më në pah zërin potent të Sidrit Bejlerit. Copëza përmbledhjesh artistike e karrierës së Sidritit u risollën edhe njëherë përmes dueteve me miqtë e kolegët të shumtë, që iu bashkuan në skenë, të shoqëruar edhe nga orkestra e “Këngë moj”

Sidrit Bejleri shpesh herë ka treguar se është artist i shumë zhanreve muzikore e di të interpretojë më së miri këngë të të gjitha viseve shqiptare.

Ndaj në mbrëmjen e tij nuk munguan as këngët e Shqipërisë së mesme.

Spektakli muzikor “Këngë moj” mbyll një tjetër sezon të suksesshëm. Të enjtet në ekranin e Vizion Plus u sollnjë mozaik përmbledhjesh të këngëve më të njohur të skenës shqiptare. Por ky rrugëtimi i gjatë e i bukur i artistëve ishte i veçantë edhe për prezantuesen Eneda Tarifa.

Mbrëmjen e fundit të “Këngë moj” do të keni mundësi ta ndiqni përmes ritransmetimit të premten dhe të shtunën, ndërsa Vizion Plus do të vijojë me të tjera spektakle të mëdha që do t’i bashkohen programacionit të tij të pasur./vizionplus.tv/

Read Entire Article