Taksa e re nga 1 janari! Ekonomistja në “7pa5”: Profesionet që preken, 3 skenaret për t’i shpëtuar ligjit

8 months ago 49
Reklamë

Nga 1 janari 2024, të gjithë të vetë-punësuarit me të ardhura neto të tatueshme deri në 14 milionë lekë në vit do të paguajnë tatim 15%, ndërsa mbi 14 milionë lekë tatimi do të jetë në 23%. Në këtë mënyrë kjo kategori nuk do të trajtohet më si biznes i vogël që është i përjashtuar nga tatim-fitimi dhe TVSH-ja.

Për të folur mbi këtë temë dhe për të sqaruar paqartësitë, në emisionin “7pa5” ishte e ftuar ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj.

“VKM i ka përcaktuar cilat do të jenë profesionete prekura. Lista për profesionet e lira është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, të ndara në 169 profesione sipas llojit të aktivitetit. Individ që kryen një punë që lidhet me 3 nënpunë . Fotograf, agjensi punësimi, avokatë, arkitekt, agjenci udhëtimi, dentistët, kujdesi ndaj moshës së 3, qendër shërbimi argëtimi“.

Në gjykimin e ekonomistes ky është një vendim i drejtë pasi të gjithë janë përfitues të shërbimeve publike. Por ajo që Nunaj konsideron të padrejtë është se kët individ që janë profesione të lirë, nuk duhet të trajtohen si individ të punësuar. Pasi risku është i ndryshëm, nuk është pagë fikse.

Aplikohet edhe në rajon dhe në BE. Nuk ka një profesion që nuk paguan një taksë. Mund të paguash më pak, por nuk ka një rast që nuk paguhet.

Ekonomistja tregon se si do të funksionojë:

Nëse e ardhura me bazë vjetore është 15 mijë euro në vit, tatimi është 23%. Kemi 4 shkalla tatimi 23%, 25%, 35%, 43%.
Nëse e kalon vlerën 50 mijë euro, tatimi është 43%.”

E pyetur nga moderatorja Alma Celaj nëse ka vend për korrupsion për t’i bërë bisht tatimeve, ekonomistja Nunaj listoi 3 skenarë të mundshëm, synojnë të gjejnë hapsira ligjore për ti shpëtuar tatimit

-Nxitet ovazino. Individët duan të pagujnë më pak dhe nuk deklarojnë të ardhurat. Nuk japin kupon tatimor.

-Mbyllin aktivitetet e tyre si profesionist të lirë,bëhen pjesë e kompanive.

– Bizneset e mëdha deklarohen si të vogla./vizionplus.tv

Read Entire Article