Tamas Sulyok zgjidhet President i Hungarisë, Begaj i dërgon mesazhin e urimit: Mezi pres të punojmë së bashku

8 months ago 21

Tamás Sulyok u zgjodh President i Republikës Hungareze një ditë më parë.

Kandidati i përbashkët i Fidesz dhe KDNP siguroi 134 vota pro tij. Tamás Sulyok është presidenti i shtatë i Republikës që nga ndryshimi i regjimit.

Mes mesazheve të urimit për të, është edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Urime, Tamás Sulyok, për zgjedhjen si President i Hungarisë! Mezi pres të punojmë së bashku, të forcojmë partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona”, shkruan Presidenti në profilin zyrtar në platformën X.

Top Channel

Read Entire Article