“Të mos mundesh të komandosh veten…”, historia e 53-vjeçarit që mbeti në karrocë me rrota pas një aksidenti

8 months ago 40
Reklamë

Gazetarja Anila Hoxha në episodin e tretë të podkastit ”Fol me Anila Hoxhën”, ku u trajtuan aksidentet rrugore, ka intervistuar Ylber Dodën, i cili mbeti
në një karrocë me rrota pas një aksidenti automobilistik në Klos

Ylber Doda, qytetari i cili nga një aksident automobilistik në Klos mbeti i gjymtuar ka rrëfyer vështirësitë me të cilat u përball pas atij momenti.

“Të dhënat janë tragjike , prej vitit 1992 kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në rrugë 8274 shtetas. Rreth 15 mijë të tjerë kanë mbetur të plagosur si dhe të gjymtuar. Të dhënat e policisë së shtetit tregojnë se 65 përqind e aksidenteve ndodhin nga faktori njerëzor”, thekson Hoxha.

Anila Hoxha: A mund të na thuash kur të ka ndodhur aksidenti?

Ylber Doda : Në 1995.

Anila Hoxha: Sa vjeç ishe?

Ylber Doda : 25 vjeç.

Anila Hoxha : Ishe ti drejtues automjeti apo ishe pasagjer?

Ylber Doda :Isha unë drejtues automjeti.

Anila Hoxha: Ishe vetëm ?

Ylber Doda:  Jo, isha me shokë, bashkëfshatarë të mitë, komshinj të mitë. Ishim 7-8 veta në makinë. Ishim në Klos po ktheheshim në shtëpi.

Anila Hoxha: Vetëm ju mbetët i dëmtuar  nga aksidenti?

Ylber Doda : Po, të tjerët fatmirësisht pa probleme.

Anila Hoxha: Çfarë ndodhi atë ditë ?

Ylber Doda : I kthehem por nuk dua ta kujtoj. Ishte fatkeqësi.

Anila Hoxha: Ku u përmende ? Në cilin spital?

Ylber Doda: Në Burrel.

Anila Hoxha: Sa qëndrove në spital?

Ylber Doda: Kam qëndruar gjatë. Mbi një mua, mesa më kujtohet. Situata u kuptua se nuk lëvizja. Nuk kisha ndjeshmëri në gjymtyrët e poshtme.

Anila Hoxha: I pyete doktorët?

Ylber Doda : Nuk më morën përsipër. I dëgjoja kur flisnin në dhomë, që mblidheshin bënin konsulta dhe në praninë time.

Anila Hoxha: Çfarë të thoshin ?

Ylber Doda: Duhet ta përballosh jetën edhe me këto ndryshime.

Anila Hoxha: Dole nga spitali. Cila ishte vështirësia jote e parë?

Ylber Doda: Mosrehabilimi me realitetin, të gjitha në çdo aspekt. Të jesh i pamundur të komandosh veten, gjithçka është e përmbysur.

Anila Hoxha: Të sollën në karrocë në ato momente? Apo fillimisht të morën në krahë?

Ylber Doda: Për të qenë të sinqertë, ma kanë dhënë një karrocë, gjysëm të prishur aty tek spitali. Kam dalë në krahë nga dhoma deri para spitalit. Aty më kanë prurë një ambulancë. Pastaj kam ndenjtur disa kohë shtrirë në shtëpi, pa dalë, pa lëvizur me këto kushte.

Anila Hoxha: Si ia dhe këtë fuqi vetes?

Ylber Doda: Fillova të dilja, përqark shtëpisë. Pjesën tjetër e kisha me çik siklet.

Anila Hoxha: Sa zgjati kjo situatë që ti nuk pajtoheshe me gjendjen tënde?

Ylber Doda: Disa vite, më kanë ardhur më kanë vizituar mjekë të fushës, miq të familjes , miq të mitë. Normalisht duhet të japësh kurajo vetes , duhet të përballosh realitetin , nga një njeri normal të kalosh në këtë gjendje të tillë është me plot kuptimin e fjalës një dramë.

Top Channel

Read Entire Article