Janë lënë në burg të arrestuarit e operacionit “Tempulli 2” në qytetin e Korçës. Për tre ditë resht u mbajtën disa seanca gjyqësore, ku Prokuroria kërkoi masën e “arrestit në burg” për të arrestuarit në flagrancë, ndërsa pjesa tjetër u njoh me masën e vendosur paraprakisht.
Sot u mbajt seanca e fundit ndaj 10 të arrestuarve, ndërsa dy ditët më parë janë mbajtur 2 seanca të tjera me 11 të arrestuar të tjerë
Lexo edhe :
Related Posts
Në total janë 21 të arrestuar ditën që u finalizua operacioni gjatë gjithë natës.
“Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë u zhvilluan sot në datën 25.01.2024 ora 08.15 seancat:
– me objekt “Vleftësim i ligjshëm ndalimi caktim masë sigurimi” ndaj shtetasve Olger Plasa, Ledion Duro, Daniel Nako, Xhuliano Kondillari, Amarildo Alush, Gentian Valeni, Sotiraq Nikolla, Dhori Janko, Urim Rusi, Jorgo Caro.
– me objekt “Vleftësim arresti në flagrancë caktim masë sigurimi” ndaj shtetasit Lodian Tahiri.
Gjykata vendosi: vleftësimin e ligjshëm, caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për të gjithë këta shtetas”, thuhet në njoftimin e gjykatës.”/vizionplus.tv