Tempulli/ U kap me kanabis në makinë, në pranga 20-vjeçari nga Tropoja, nën hetim pasagjeri

8 months ago 33
Reklamë

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, i cili ka fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, që prekin kryesisht të rinjtë, është goditur një rast tjetër, si rezultat i ndjekjes me metoda proaktive, për disa javë.

Për këtë rast u arrestua shtetasi:

M., 20 vjeç, banues në Koçanaj, Tropojë, pasi u kap në flagrancë, në qytetin e Bajram Currit, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në të cilën shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, me qëllim shitjen.

Në vjjim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pasagjerin në automjet, shtetasin S. D., 24 vjeç, banues në Koçanaj, Tropojë, për moskallëzim krimi.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

Read Entire Article