Tkurren turistët nga Kosova, i “rrëmben” Greqia

2 months ago 20
Reklamë

E paralajmëruar më herët, liberalizimi i vizave me Kosovën ka dhënë ndikim në tregun tonë turistik. Edhe pse shifrat si 3 mujorë tregojnë se kanë hyrë në vendin tonë 595 mijë vizitorë nga Kosova apo 37% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, operatorët thonë se trendi i rritjes nuk është i njëjtë. Ruzhdi Kurtishaj kreu i shoqatës së turizmit të Kosovës gjatë një lidhje Skype, për emisionin E-ZONE konfirmoi se Kosovarët po eksplorojnë tregje të reja.

“Muajt e pranverës kanë patur një numër më të reduktuar të vizitorëve nga Kosova drejt Shqipërisë.  Kanë filluar të eksplorojnë tregje si Greqia, konkretisht Selaniku. Por unë mendoj se sërish vizitorët do të jenë pjesë në  tregun shqiptarë. Diaspora do të mbetet besnike e plazheve të Shqipërisë që përveçse ofrojnë bukuri natyrore ofrojnë dhe kushte të mira dhe çmime ekonomike”, tha Kurtishaj në Vizion Plus

Por a është 2024 fillimi i fundit të turizmit patriotik?

Unë mendoj se që kjo tendencë ka nisur që në vitin 2023 dhe do të vijojë edhe më tej. Sinjalet u dhanë këtë pranverë. Por sërish Kosova do të jetë tregu më i madh turistik për Shqipërinë. Por jo vetëm. Pas turizmit patriotik do të kemi biznes patriotik”, thotë Kurtishaj

Në vitin që lamë pas erdhën 10 milion turistë, por 4.4 milion ishin vizitorë nga Kosova. Kjo shifër përbën 43 % të totali të turistëve të Shqipërisë për vitin 2023. /vizionplus.tv

Read Entire Article