Tragjedi në Itali/ Zjarri përfshin shtëpinë, humb jetën nëna me tre fëmijët, shkak një shkëndijë elektrike

6 months ago 18
Reklamë

Tre fëmijë humbën jetën nga zjarri që shpërtheu gjatë natës në Bolonja dhe bashkë me ta ndërroi jetë edhe një grua, nëna e cila u dërgua fillimisht në spitalin Maggiore në gjendje të rëndë. 

Ky është informacioni i parë për atë që ka ndodhur në një apartament në via Bertocchi, në periferi të qytetit, ku kanë ndërhyrë zjarrfikësit, 118 me mjete mjekësore, ambulanca dhe policia, sipas medias italiane

Gruaja, Stefania Alexandra Nistor, ishte 32 vjeç, fëmijët ishin binjakë dy vjeç, një djalë dhe një vajzë dhe një motër 6 vjeçe, familja ishte me origjinë rumune.

Një qark i shkurtër i shkaktuar nga një ngrohës elektrik mund të jetë shkaku i zjarrit që vrau një familje në Bolonjë.

Top Channel

Read Entire Article