Transport emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga tre persona, zbulohet roli i tyre

8 months ago 28
Reklamë

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi u kapën duke transportuar me automjet 4 emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.

Gjatë operacionit policor “Midnight 25”, ranë në pranga Y. K., 39 vjeç, banues në Borizanë, Fushë Krujë, A. Rr., 46 vjeç dhe F. Gj., 29 vjeç, të dy banues në Laç.

Gjithashtu u sekuestruan 2 automjete dhe 3 celularë.

“Shërbimet e Policisë, falë organizimit të veprimeve, në bazë edhe të inteligjencës informative, gjatë operacionit, bënë të mundur kapjen e shtetasit Y. K., në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, duke transportuar me automjetin tip “Opel Zafira”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt pagesës, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga hetimet e kryera, rezulton se të implikuar në këtë veprimtari kriminale janë edhe dy shtetasit e tjerë, F. Gj. dhe A. Rr., të cilët me një automjet tip “Ford Focus”, me drejtues 29-vjeçarin dhe pasagjer 46-vjeçarin, monitoronin rrugën, për të sinjalizuar shtetasin Y. K., në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë”, sipas policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Top Channel

Read Entire Article