Transport i paligjshëm emigrantësh, arrestohet 31-vjeçari nga Fieri i shpallur në kërkim

7 months ago 26
Reklamë

Policia e Fierit ka arrestur një 31-vjeçar të shpallur në kërkim. Ky i fundit akuzohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë (ende në kërkim) do të transportonin 11 shtetas të kalonin kufirin në kundërshtim me ligjin.

Në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit” u vu në pranga shtetasi A. T., 31 vjeç, banues në Fier.

Siç bën me dije policia, 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim gjatë operacionit policor të koduar “Tranzit”, pasi dyshohet se më datë 04.01.2024, ka bashkëpunuar me shtetasit L. M., K. M. dhe E. M. (të tre, ende në kërkim), për të transportuar kundrejt pagesave, 11 emigrantë nga Vendet e Treta, në mënyrë që ata të kalonin kufirin, në kundërshtim me ligjin.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni./vizionplus.tv

Read Entire Article