Tre shqiptarët u dhunuan nga 8 persona me uniformë ushtarake, Balla bisedë urgjente me homologët malazez: Përgjegjësit para drejtësisë!

8 months ago 26
Reklamë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka falenderuar kryeministrin e Malit të Zi Milojoko Spajic, i cili reagoi për rastin e dhunës ndaj tre shqiptarëve sot në Mal të Zi.

Më herët ministri Balla zhvilloi urgjentësisht një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, Danilo Šaranović, pas ngjarjes së ndodhur në zonën e Herceg Novit, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar nga tetë persona të veshur me uniforma ushtarake.

Balla i ka kërkuar homologut të tij malazez informacion lidhur me ngjarjen, ndërsa ka falenderuar Policinë e Malit të Zi për reagimin e menjëhershëm.

“I jam shumë mirënjohës reagimit të menjëhershëm të autoriteteve dhe Policisë së Shtetit të Malit të Zi për dhunimin e tre të rinjve shqiptarë sot në Herceg Novi. Një hetim i plotë po vijon dhe personat e kësaj vepre do të mbajnë përgjegjësi”– shkruan Balla.

Top Channel

Read Entire Article