Pamundësohet mbledhja e byrosë së Kuvendit.
Të pranishëm në mbledhje ishin deputetet e Partisë Demokratike, të cilët nuk janë dhe anëtarë të byrosë, ndërkohë socialistët nuk ishin prezent, përveç Ermonela Felajt dhe Blendi Klosit.
Mbledhja u drejtua nga Felaj, e cila kërkoi prezencën për kourumin dhe deklaroi se nuk kishte kuorum.
Në këto kushte mbledhja u ndërpre. Kjo solli dhe resgimin e deputetëve të PD, të cilët akuzuan maxhorancën se po fshihen dhe nuk vijnë në mbledhje.
“Turp, pse jeni fshehur”, ishin akuzat e demokrateve.
Mbledhja kishte si qëllim ankimimin e Elda Hotit dhe Albana Vokshin, të cilat janë ndëshkuar me 10 ditë përjashtim, për shkak të protestës ditën e enjte në seance plenare.
Top Channel