Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka reaguar pas vdekjes në burg të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.
Në një postim në “X”, Hasani shkruan Navalny ishte një politikan që nuk bëri asnjëherë kompromise për të mbrojtur vlerat e demokracisë.
Ai shtoi se vdekja e liderit opozitar tregon se sa larg nga vlerat demokratike është sot Rusia.
“Thellësisht i trishtuar nga lajmi i vdekjes së Alexei Navalny në një burg rus.
Navalny jetoi dhe vdiq pa bërë kompromise kur vinte puna për vlerat e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke u bërë një simbol dhe frymëzim për shumë njerëz.
Vdekja e tij është një kujtesë tragjike se sa larg këtyre vlerave ështe sot Rusia”, shkruan ministri Hasani./vizionplus.tv