Veliaj apel qytetarëve: Mos lini mobiliet e vjetra në mes të rrugës! Raportoni tek aplikacioni “Tirana ime”

8 months ago 31
Reklamë

Ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës, punon çdo ditë për të mirëmbajtur çdo cep të kryeqytetit.

Kryebashkiaku Veliaj, ka një thirrje për te gjithë ata që zgjedhin rrugën e shkurtër dhe i lënë mbeturinat ku të munden nëpër Tiranë, duke kërkuar që raste të tilla të raportohen tek aplikacioni “Tirana ime”.

“Shumë mirë që ndërruat mobiliet 🛋 dhe e bëtë shtëpinë tuaj bukur bukur ✨️, por kjo nuk do të thotë që mobiliet e vjetra duhet t’i lemë në mes të rrugës 🛣. Tirana është shtëpia jonë e përbashkët dhe duhet ta mbajmë mirë. 🫶🏻

Kolegët 👷🏼‍♂️ tanë heqin çdo ditë mbeturina nga rrugët e trotuaret. Ju lutem 🙏🏻, raportoni çdo rast tek Aplikacioni “Tirana Ime”.”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Top Channel

Read Entire Article