Vendosi eksploziv në një pronë, plagosi një person dhe vodhi një motomjet, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

8 months ago 14
Reklamë

Një 28-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër, ku dyshohet për shkatërrim prone me eksploziv, shkatërrim prone me mjete të forta, plagosje me dashje dhe vjedhje.

Në kuadër të megaoperacionit ndërkombëtar “Sundimi i ligjit” u zbulua se më datën 31 maj 2023, ka goditur me sende të forta një shtetas dhe ka shkatërruar automjetin e tij.

Më datë 29 qershor 2023, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se ka vënë lëndë eksplozive në portën e banesës së një shtetasi dhe ka vjedhur motomjetin e një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Vjedhja”.

Top Channel

Read Entire Article