Vetëvrasja e Bedrie Lokës në Durrës, këngëtarja Zajmina Vasjari rrëfen një tjetër version për ngjarjen: U dhunua…

8 months ago 51
Reklamë

Këngëtarja Zajmina Vasjari, e cila rezulton pronare e fasonerisë ku punonte e ndjera Bedrie Loka në Durrës, pretendon se vetëvrasja e 41-vjeçares nuk lidhet me profilin e rremë në TikTok.

Përmes një Instastory, Vasjari i konsideron lajm i rrëm informacionet që po qarkullojnë në medie për rastin, duke theksuar se nëna e 4 fëmijëve më shumë sesa një grua e linçuar online, ishte një bashkëshorte e dhunuar.

“Tani do prehesh ne paqe Bedrie! U përpoqa shume dje te zbardhja historinë tënde nga lajmi i rremë qe portalet te përfshinë, por për fat te keq askujt nuk i interesoi historia e një gruaje te dhunuar se ndoshta është shume e dëgjuar, por historia e tik tokut do ishte lajm me i klikuar. Për fat te keq sot edhe lajmi i vdekjes shet pa i interesuar e vërteta. Ti ishe një grua e bukur, e zonja, e forte, një nga punëtoret me te shkëlqyera të kompanisë tone, e ndershme dhe një nënë shembullore. Ngushëllime te përzemërta familjareve!”, shkruan Zajmina Vasjari.

Për ngjarjen është arrestuar bashkëshorti i gruas, i cili dyshohet se dhunonte 41-vjeçaren.

Top Channel

Read Entire Article