Vettingu në Polici, AMP shkarkon nga detyra Theodhori Gravanin

7 months ago 27
Reklamë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka vendosur moskonfirmimin në detyrë të Drejtorit të Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Theodhori Gravanit.

Seanca dëgjimore për Gravanin dhe dhënia e vendimit është zhvilluar ditën e sotme (e premte 26 janar), por pa praninë e mediave.

Ndërkohë që edhe në 23 janar AMP ka mbajtur edhe një seancë publike për Drejtorine  Drejtorisë së Hetimit në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Edmond Rizajin, edhe në këtë rast nuk ka patur asnjë njoftim për mediat.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article