Bilanci i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Evropën Qëndrore është rritur.
6 njerëz kanë vdekur në Rumani, një në Poloni dhe një tjetër në Republikën Ceke. Në Austri gjtihashtu, një zjarrfikës vdiq gjatë një operacioni të shpëtimit. Mbi dhjetë persona të tjerë rezultojnë të zhdukur në të gjitha këto shtete.
Moti i keq me shira të rrëmbyeshëm ka përfshirë prej disa ditësh europën qëndrore.
Heavy rain battered central Europe, causing flooding in several parts of the region. Rivers overflowed from Poland to Romania and some parts of the Czech Republic and Poland have faced the worst flooding in almost three decades. pic.twitter.com/MEUO1QksbB
— DW News (@dwnews) September 15, 2024
Provinca austriake që rrethon Vjenën, u shpall zonë fatkeqësie, ndërsa kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, shpalli gjithashtu gjendje të fatkeqësisë natyrore.
Lądek Zdrój, Poland….pic.twitter.com/6ob9owxwby
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) September 15, 2024
Linjat e trenave midis Polonisë dhe Republikës Çeke u pezulluan.
At least six people have died and others are missing as eastern and central Europe is struck by torrential rain and flooding.
Read more: https://t.co/bNNf3T3E3t pic.twitter.com/lQbGswbRcW
— Sky News (@SkyNews) September 15, 2024
Në Çeki, rreth 250.000 familje vazhdojnë të mbeten pa energji elektrike. Në kryeqytetin Pragë, autoritetet ndërmorën masa për të parandaluar përmbytjet rreth lumit Voltava.
Instituti Kombëtar i Hidrologjisë dhe Menaxhimit të Ujit në Rumani lëshoi alarmin e kuq për qarqet Galati dhe Vaslui, ku përmbytjet në disa zona ishin 3 metra të thella.
Heavy flood on the Süd Autobahn (A2) in Wiener Neudorf of the Mödling district, Austria 🇦🇹 (15.09.2024)
Video: uwz_at
TELEGRAM JOIN 👉 https://t.co/9cTkji4D9S pic.twitter.com/IO0PaESz6m
— Disaster News (@Top_Disaster) September 15, 2024
Parashikimet janë që shirat dhe erërat e forta që nisën prej fundjavës së kaluar, të vazhdojnë edhe gjatë ditës së hënë./vizionplus.tv