VIDEO/ Aksident i rëndë në Lezhë, kamioni bën “petë” makinën

7 months ago 24
Reklamë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, ku një mjet tip kamion me një ngarkesë rëre është përplasur me një mjet tip “Volswagen”, në ishull Lezhë.

Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur drejtuesi I mjetit tip “Volswagen”, i cili është dërguar në spital me dëmtime të shumta.

Nga përplasja e fortë dy automjetet kanë përfunduar në anë të rrugës dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga mjeti drejtusin e plagosur.

Kamioni i tonazhit të rëndë pas përplasje ra mbi makinën e vogël e cila u dëmtua tërsisht,ndërsa drejtuesi është dërguar në gjendje të rëndë në spital. /vizionplus.tv

Read Entire Article