VIDEO/ Ariu i murmë bie në çark, ekipet nisen drejt Mokrës për ta shpëtuar

8 months ago 47
Reklamë

Nje ari i murrmë që jeton në pyjet e Mokrës ka rënë në një çark të ngritur nga persona që i gjuajnë këto kafshë të mbrojtura nga shteti.

Ariu është parë nga banorë të zonës të cilët e kanë raportuar rastin me video pranë ADZM për të bërë të mundur lirimin e kafshës.

Mësohet se ditën e sotme disa specialistë të Zonave të Mbrojtura janë nisur drejt zonës, në pyjet e fshatit Çezmë për të bërë të mundur lirimin e tij.

Nuk dihet për momentjn gjendja e tij, por specialistët thonë se ariu mund të rezistojë për shumë ditë pa ushqim, prandaj gjasat që airu të shpëtojë janë të mëdha.

Rasti i ariut të murrmë është mjë tjetër rast që tregon se gjuetia e paligjshme vijon në pyje dhe gjahtarë të tillë përfitojnë vlera të konsiderueshme monetare nga këto kafshë.

Specialistët e Zonave të Mbrojtura do e vendosin si fillim në gjumë ariun dhe më pas do të bëjnë mjekimin e këmbës dhe lëshimin e tij në pyll./vizionplus.tv

Read Entire Article