VIDEO/ Ish-gruaja e Arben Ahmetajt shkon në SPAK, i komunikohen dy akuza të rënda

7 months ago 25

Ish-bashkëshortja e Arben Ahmetajt, Albina Mançka, është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK.

Vizion Plus mëson se ish-bashkëshortja e Ahmetajt është marrë në pyetje lidhur me pasurinë që ka ndarë me ish-zv-kryeministrin e vendit.

Lexo edhe :

Related Posts

Pas marrjes në pyetje SPAK i ka ka komunikuar Mançkës  dy akuza të rënda. Ish-bashkëshortja e Ahmetajt akuzohet për fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët Mançka tha se personalisht në emër të saj ka vetëm një shtëpi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Gjithashtu ajo tha se vilën që i është sekuestruar, i përket shoqes së saj e cila jeton në vilë dhe me mirëbesim ajo ja ka lënë Mançkës.

Arben Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me çështjen e inceneratorëve, teksa prej muajsh ndodhet në arrati. Në fillim të këtij viti Ahmetaj humbi edhe mandatin e deputetit, pasi prej 6 muajsh nuk ishte paraqitur në Kuvend.

Kujtojmë se më 21 mars Prokuroria e Posaçme mori  sërish të pandehur ish-numrin dy të qeverisë Arben Ahmetaj, këte herë për inceneratorin e Elbasanit.

SPAK nisi komunikimin e akuzave ndaj Ahmetajt dhe dy pronarëve të inceneratorëve Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit lidhur me fraksionin e dosjes së djegësit të Elbasanit.

Ish/zvkryeministri është nën hetim për veprat penale pastrim parash, korrupsion në 6 raste dhe fshehje pasurie. E pandehur gjithashtu është marrë dh eish-bashkëshortja e Ahmetajt, Albina Mançka. Nuk dihen ende akuzat e ngritura ndaj saj, por në hetim janë marrë faturat e majme të pajustifikuara si dhe vila në Palasë.

Bazuar në hetimet e zhvilluara prej kohësh, është zbuluar se Ahmetaj ka përfituar dhurata dhe udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve Zoto dhe Mërtiri. Pikërisht nga këto hetime SPAK ka ngritur 3 akuza dhe e shpalli në kërkim ndërkombëtar atë.

Sa i takon procedimit të parë për zyrtarët e përfshirë në këtë skemë korruptive, në mesin e tyre dhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, Gjykata e Posaçme ka përfunduar gjykimin ku ka dhënë dënimet përkatëse.

Në tetor të vitit të kaluar SPAK mori të pandehur Ahmetaj për dosjen ‘Buka’. Bëhet fjalë për privatizimin e ish-ndërmarrjes shtetërore të fabrikës së bukës. SPAK argumentoi se Ahmetaj ka shpërdoruar detyrën duke shkelur të drejtën e pronarëve të tokës./vizionplus.tv/

Read Entire Article