VIDEO/ Momenti kur shpërthen tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, shoqërohen 3 persona në polici

4 months ago 25
Reklamë

Janë publikuar pamjet nga vendosja e tritolit në oborrin e banesës së gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër.

Në video shihet moment kur autori vendos lëndën plasëse në portën e hekurit dhe më pas largohet.

Lexo edhe :

Related Posts

Lidhur me ngjarjen policia ka shoqëruar në komsiariat 3 persona, të cilët janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë.

Ndërkohë, identifikimi i autorit është i vështirë, pasi ai mbante kapuç në kokë dhe nuk i dukej fytyra.

Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme material, teksa për ngjarjen reagoi edhe KLGJ, duke kërkuar vendosjen e autorit para drejtësisë.

Dyshohet se ngjarja lidhet me detyrën e gjyqtarit dhe çështjet që ai ka gjykuar. /vizionplus.tv

Read Entire Article