Video/ Operacioni i shpëtimit të 25-vjeçarit, efektivët presin shkëmbin që ra mbi shtratin e çiftit

7 months ago 31
Reklamë

Momente dramatike përjetoi 25-vjeçari dhe familja e tij, të cilët teksa ndodheshin në gjumë, u tronditën nga një shkëmb që çau çatinë dhe hyri në shtëpinë e tyre në Përmet.

Në pamjet nga vendngjarja, duket masivi shkëmbor mbi shtratin e të rinjve. Në një operacion shpëtimi që zgjati mbi një orë, policët dhe zjarrfikësit prenë gurin që kishte zënë poshtë këmbët e shtetasit Dh.V.

Bashkëshortja dhe vajza dy vjeçe që ndodheshin në të njëjtën dhomë shpëtuan pa lëndime nga ky incident. As prindërit e 25-vjeçarit në dhomën tjetër nuk u lënduan.

Shefi i zjarrfikëses në Përmet, Agron Pani, tha për Top Channel se situata ishte shumë e vështirë dhe u desh një ndërhyrje shumë delikate për nxjerrjen e tij banesa.

Pasi u nxor nga policia dhe forcat zjarrfikëse, i riu u dërgua drejt spitalit të Janinës.

Shkëmbi u shemb nga një terren i pjerrët dhe u rrokullis për rreth 100 metër. Lëvizja e shkëmbit u amortizuar fillimisht nga një ndalesë që ka bërë pak metra mbi banesën para se të binte mbi çati dhe të bllokonte për disa orë 25-vjeçarin.

Top Channel

Read Entire Article