VIDEO/ Qytetarët dynden drejt Korçës, trafik kilometrik në autostradën Tiranë-Elbasan

8 months ago 36
Reklamë

Qytetarët që kanë udhëtuar mbrëmjen e së shtunës nga Tirana në drejtim të juglindjes janë përballur me një trafik kilometrik që niste në afërsi të tunelit deri në Elbasan.

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Vizion Plus, vargu i makinave arrin deri në 5 kilometra. Dyndja drejt Korçës dhe Pogradecit për festat e fundvitit, ka bërë që të krijohet radhë e gjatë makinash në aksin Tiranë-Elbasan.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se edhe gjatë ditës trafiku në këtë aks rrugor ka qenë i mbingarkuar për shkak të lëvizjeve të shumta.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article