Vjedhje në një qendër tregtare/ Ndalohen katër autorët, tre prej tyre 17-vjeçarë

8 months ago 43
Reklamë

Katër të rinj dyshohet se kanë kryer vjedhje në një qendër tregtare në kryeqytet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shopping”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi E. H., 29 vjeç, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të moshës 17 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte të ndryshme, në një qendër tregtare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produktet e vjedhura.

Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Top Channel

Read Entire Article