Vranë Grei Bihucin pas sherrit për një thikë/ Gjykata lë në qeli dy autorët, ja në cilat burgje do të dërgohen

6 months ago 20
Reklamë

Dy autorët e vrasjes së Greqi Bihucit disa ditë më parë në qendër të Fierit, Florjan dhe Klajdi Muka u lanë në burg.

Dy kushërinjtë u njohën sot me masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të “vrasjes në bashkëpunim “dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Vendimi u dha nga gjyqtari i çështjes, Noel Veizi, ndërsa prokuror ishte Petrit Vukaj.

Mësohet se i mituri 17-vjeçar Klajdio Muka do të dërgohet në burgun e Kavajës për të mitur, ndërsa  Floriani në burgun e Fierit.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në qendër të qytetit të Fierit teksa pas një konflikti për motive të dobëta Florian Muka goditi me thikë 19-vjeçarin Grei Bihuci dhe shokun e tij 20-vjeçar Olti Serjanaj. Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë 19-vjeçari Grei Bihuci.

Sipas dosjes hetimore mësohet se sherri ka nisur që në muajin dhjetor të vitit të kaluar për një thikë mes disa personash.

Sherri ka zgjatur deri në ditën e ngjarjes kur të dyja palët e përfshira në konflikt janë takuar për të sqaruar dhe për t’u pajtuar, por në momentin e takimit janë përfshirë përsëri në konflikt duke shkuar deri në përdorimin e thikës qe dispononte Florian Muka.

Sipas dosjes hetimore viktima nuk është përfshirë në konfliktet e mëparshme por është ndodhur i pranishëm në ditën e ngjarjes, ku mbeti edhe viktimë.

Top Channel

Read Entire Article